E premte, 29 Nëntor, 2024

Rrëfim i ri nga shqiptari hero që shpëtoi jetë në aksidentin me 21 të vdekur në Itali

Aksidenti i frikshëm që ndodhi pak ditë më parë në Itali la pas një bilanc prej 21 viktimash.

Në ndihmë të të plagosurve, ishte edhe një sipërmarrës shqiptar, Bujar Buçaj, i cili shpëtoi nga flakët dy fëmijë.

Buçaj në një intervistë sonte për Vizion+ tha se ishte vështirë të shkoje deri te vendi ku ndodhi aksident, ndërsa shton se dha maksimumin për të mirën e të plagosurve.

Është e vështirë të ikësh nga vendi, është e vështirë t’i lësh njerëzit të digjen në zjarr. Duhet të jemi aty deri në momentin e fundit dhe të japim çfarë të mundim për këta njerëz.

Vështirësia ka qenë për të arritur, se aty ka shumë shina. Aty kalojnë shumë trena, por unë nuk kam parë asnjë tren por kam ikur në drejtim të aksidentit”, tha ai.

Sipërmarrësi shtoi më tej se familja e tij e ka marrë vesh në fund për ndihmën e dhënë, të cilët kanë qenë në ankth se mos i ndodhte diçka e keqe.

“Familja e ka marrë vesh më vonë për ndihmën që dhashë, por me ankth normal kanë qenë”, tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit