Autoritetet nuk e lejojnë ekipin përfaqësues të Izraelit të udhëtojë jashtë vendit për arsye sigurie. Nuk ka ende një datë se kur mund të zhvillohet kjo sfidë, ndërsa më herët UEFA kishte shtyrë edhe përballjen e 15 Nëntorit me Zvicrën që ishte planifikuar të zhvillohej në Tel Aviv.
Përballja e parë mes Kosovës dhe Izraelit e luajtur më 25 Mars në Tel Aviv përfundoi në barazim 1-1. Dardanët do të luajë sot në mbrëmje në fushën e Andorrës me synim që të arrijnë fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese të Kampionatit Europian 2024.