E martë, 26 Nëntor, 2024

Bashkia Klos organizon një aktivitet për sensibilizimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit

Bashkia Klos, përmes Qendrës Shëndetësore Klos në bashkëpunim me shkollat e kësaj Bashkie organizoi këtë të enjte një aktivitet për sensibilizimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit në kuadër të muajt tetor, i shpallur si “Tetori rozë”.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe kryebashkiakja e Klosit Valbona Kola, e cila në fjalën e saj tërhoqi vëmendjen për të mos neglizhuar asnjë simptomë ndaj kancerit të gjirit, dhe të paraqiten menjëherë tek mjeku për të bërë falas mamografinë.

Ndërsa drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Klos, Nexhmie Dedolli citoi shifrat e frikshme të vdekjeve që vijnë nga kanceri i gjirit, shumica për shkak të neglizhencës dhe kapjes në kohë të sëmundjes:Nënkryetarja e bashkisë Klos Adelina Laçi falenderoi të gjithë ata që iu bashkuan këtij aktiviteti sensibilizues, dhe në veçanti shkollat, për posterat e përgatitura për ndërgjegjësimin e popullatës ndaj parandalimit të kancerit të gjirit.

E gjithë veprimtaria u mbyll me një marshim sensibilizues. /btvnews.al 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit