Ditën e sotme është arrestuar një 25-vjecar nga Bulqiza.
Mësohet se ky shtetas ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime trupore, shtetasin B.B., 56 vjeç.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanava të këtij konflikti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.T., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime trupore, shtetasin B.B., 56 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al