E enjte, 21 Nëntor, 2024

“Google” paditet në SHBA për diskriminim të Gjuhës Shqipe

Gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google.

Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe.

 

Padia është ngritur nga Haki Dervishi – shtetas Amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani – mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.

 

 

Paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm nga Google i gjuhës shqipe ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads dhe Google Adsense.

Pas kësaj padie të ngritur nga Dervishi dhe Asllani pritet që Google të shqyrtojë me interes këtë padi dhe konsiderojë shtimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të mbështetur nga Google.

Kjo do të sjellë risi të mëtejshme të teknologjisë informative duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik, marketing dhe informim cilësor duke i’u mundësuar gazetarëve të bëjnë punën e tyre edhe më mirë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit