E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Historitë rrëqethëse/ Nga prehri i prindërve drejt ‘ferrit’, fotot e pengjeve të marra nga Hamasi, mes tyre fëmijë, vajza të reja e të moshuar

Situata në Izrael i përngjan një ferri që ende nuk dihet se kur do të përfundojë. Njerëz të frikësuar, bombardime të herë pas hershme, fëmijë që lojërat i lanë në mes për t’u futur nën krahët e prindërve të tyre, me shpresën se e nesërmja do t’i gjejë gjallë…

E ndërsa nga ana tjetër, në po të njëjtën situatë tmerruese janë mbi 150 persona të cilën janë marrë peng nga organizata terroriste e Hamasit.

Këta të fundit kanë deklaruar se pengjet i kanë fshehur në vende dhe tunele të sigurta brenda Gazës, duke kërcënuar fill më pas se për çdo shtëpi do të bombardohet nga Izraeli, do të vrasin nga një peng.

Por kush janë personat e rrëmbyer nga Hamasi? BBC ka publikuar disa prej fotove të tyre, teksa shihet se terroristët nuk kanë kursyer as fëmijë, nëna, vajza të reja e të moshuar…

Channah Peri, 79 vjeç dhe djali i saj Nadav Popplewell, 51 vjeç.

Amiram Cooper 85 vjeç dhe gruaja e tij Nurit, 80.

Liri Elbag , 18 vjeç.

Jordan Roman-Gat , një shtetase gjermano-izraelite 36-vjeçare, u rrëmbye me burrin dhe fëmijën e saj të vogël.

Ohad dhe Ethan Vahalomy.

Ditza Heiman , 84 vjeç.

Dror Or, gruaja e tij Yonat, djali Noam dhe vajza Alma.

Dr Shoshan Haran, burri i saj Avshal Haran, vajza Adi Shoham, partneri i saj Tal Shoham dhe fëmijët e tyre, Naveh dhe Yahel.

Yaffa Adar, 85 vjeç.

Hersh Goldberg-Polin, 23 vjeç, nga Kalifornia.

Shiri Bibas dhe dy fëmijët e saj të vegjël.

Yossi dhe Margit Silberman , prindërit e Shirit.

Carmella dhe Noya Dan me Ofer, Erez dhe Sahar Calderon, anëtarët e një familjeje.

Judith Tai Raanan dhe Natalie Raanan , nënë dhe vajzë nga Illinois, SHBA.

Prindërit e Sharone Lifschitz – një artiste me bazë në Londër.

Ada Sagi , 74 vjeç.

Noam dhe Ada Sagi, nënë e bir.

Doron, Raz dhe Aviv.

Shani Louk, nga Gjermania, e cila kishte marrë pjesë në një festival pranë kufirit të Gazës.

Noa Argamani, një shtetas izraelit me origjinë kineze, u rrëmbye gjithashtu në festival.

Sagui Dekel-Chen, një shtetas amerikano-izraelit.

Anucha Angkaeë, një shtetase tajlandeze.

Boonthom Phankhong dhe Nattaëaree “Yo” Moonkan , burrë e grua.

Manee Jirachat , i cili udhëtoi për në Izrael për punë katër vjet më parë.

Natthaporn Onkaeë, Komkrit Chombua, Parinya Taemklang, Pattanayuth Tonsokri, Kiattisak “Top” Patee.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit