E premte, 22 Nëntor, 2024

Ish-nxënësi masakron mësuesin me thikë dhe plagos dy të tjerë në gjimnazin në Francë

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras rreth orës lokale 11:00.

Autori i sulmit është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim. Gjithashtu është ndaluar edhe vëllai i tij.

Sipas dëshmitarëve, ai bërtiti “Allahu Akbar”, ose “Zoti është më i madhi”, gjatë sulmit.

Viktima është një mësues i gjuhës frënge, ndësa të plagosurit ishin një mësues tjetër dhe një roje sigurie.

I riu, rreth të 20-ave, është me origjinë çeçene dhe i njohur për shërbimet e sigurisë për përfshirjen e tij me islamin radikal, sipas policisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit