Kur prej disa ditësh Izraeli i ka shpallur luftë pa kompromis Hamasait, pas sulmit terrorist të këtij të fundit ndaj izraelitëve, dhe në fushën e betejës janë mijëra të vdekur e të plagosur, opinioni qytetar në Bulqizë dënon përshkallëzimin e luftës dhe arritjen e një paqeje.
Të intervistuarit që u prononcuan për mikrofonin tonë theksuan se është momenti që superfuqitë të ndërhyjnë sa më parë, dhe popullsisë civile në Palestinë tu shkojnë ndihmat humanitare.
Është e patolerushme, thonë ata, që në vitin 2023, në mes të vrarëve ka edhe fëmijë e të moshuar:Problemi palestinez gjenezën e ka në fillim të shekullit të 20 e sidomos pas themelimit të shtetit të Izraelit në 1948, ku Izraelit i njihet e drejta nga OKB që të krijojnë shtetin e tyre, por jo palestinezëve, atyre ju dha një autonomi i kufizuar. /btvnews.al