Lufta ka vazhduar për katër ditë”, tha Vitalii Barabash, kreu i administratës ushtarake të qytetit Avdiivka. Sipas Barabas, Rusia ka “sulmuar me gjithçka që ka në dispozicion” në qytet, në përpjekje për të rrethuar luftëtarët ukrainas.
“Fatkeqësisht, ata po godasin jo vetëm vendbanimet që janë në vijën e frontit, por edhe më larg, në vendbanimet e pasme”, tha ai.
“Ata janë fokusuar tërësisht në goditjen e krahëve, nga jugu dhe veriu i qytetit. Ata po përpiqen të zbatojnë planin e tyre për të rrethuar qytetin në këtë mënyrë”, u shpreh ai.