Arian Agushi, reperi i njohur si Gold AG është mbajtur në komisiariat nga policia greke. Ka qenë vetë reperi ai që ka vënë në dijeni ndjekësit përmes një postimi në rrjetet sociale se dikush e ka spiunuar për këngët e tij patriotike.
Ai është vendosur në pranga sapo ka mbërritur në doganën greke dhe nuk ka mundur të jetë i pranishëm në koncertet e planifikuara.
Gold AG iu ka kërkuar ndjesë fansave ndërsa shton se kjo nuk është hera e parë që i ndodh diçka e tillë dhe se kombësia e tij nuk përbën faj.
“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëmë rreth orës 1:00 të mesnatës arrita në Athinë. Në kontrollin e pasaportave, u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë të ndaluar hyrjen në atë vend”.
Ju kërkoj falje të gjithë dashamirësve që do të ishin sonte edhe nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj të shihemi herë të tjera.
Kushdo që ka spiunuar, dua t’i them disa fjalë. Jemi burgosur historikisht, kemi vdekur nga rrahjet dhe torturat por emra nuk kemi nxjerrë. Dhe tani pa na rrahur askush, e nxjerrim njëri-tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kjo nuk është hera e parë. Nuk jam fajtor që jam shqiptar”, shkruan postimi