E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Asfaltohet rruga qe ngriti ne protesta banoret e Kerçishtit

Më në fund, banorët e fshatit Kërçisht i Sipërm në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës do të kenë rrugë të asfaltuar.

Investimi i nisur pak javë më parë ka përfunduar, duke bërë që banorët e fshatit Kërçisht i Sipërm i përzgjedhur nga qeveria shqiptare si një nga 100 fshatrat turistik, të mos kenë më probleme me infrastrukturën rrugore.
Investimi vjen pas një sërë protestash që kanë zhvilluar banorët e këtij fshati të cilët pengonin punimet në rrugë me argumentin se po bëhej punë për të ndërtuar rrjtin e ujësjellësit, i cili ju merr ujin e malit.

Megjithatë, banorët që pranuan të prononcohen thanë se asfaltimi i rrugës ju ka zgjidhur një gangrenë të kahershme në infrastrukturën rrugore. Ata shprehen se tashmë e kanë më të lehtë me çdo lloj mjeti për të lëvizur drejt qytetit të Peshkopisë apo destinacioneve të tjera.

Ky është investimi më i madh i bërë në këtë fshat që kur u shpall në vitin 2018 si një ndër 100 fshatrat turistik ku do të investohej në zhvillim të turizmit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit