E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Sara Hoxha “i përgjigjet” kështu atyre që dyshojnë se është ndarë me Ledrin

Këto janë pikëpyetjet e fundit të publikut në lidhje me dyshen. Këto pyetje u nxitën akoma më shumë pas mungesës së reperit në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku Sara është aktore. Jo vetëm që nuk ishte i pranishëm fizikisht, por Ledri nuk e mbështeti partneren as në mënyrë virtuale.

 

Për këtë arsye lindën shumë aludime për lidhjen e tyre. Së fundmi Sara ka postuar një shkrum në anglisht për të gjithë ata që dyshojnë se është ndarë me Ledrin.

Në Instastory blogerja shkruan: Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit