Dy kryeministrat u takuan me njëri tjetrin në mënyrë tejet miqësore, ku nuk mungoi as përqafimi mes të dyve.
Në një video të publikuar më vonë nga llogaria zyrtare e kryeministrit malazez, Dritan Abazoviç, zbardhet edhe komunikimi mes tyre.
Teksa ai zbret nga automjeti, Rama e thërret Abazoviç “o ma i miri i të tanëve, hajde”, ndërsa ky i fundit i drejtohet si “baba i kombit”.