Per here te pare ne pedonalen e qytetin te Bulqizes eshte zhvilluar simultania e shahut me shahistë bulqizakë.
Ne kete simultane moren pjese adhurues te lojes se shahut te moshave te ndryshme. Ky aktivitet u mbeshtet nga Bashkia Bulqize ne bashkepunim me Sport Klub Bulqiza.
Ne hapjen e ketij aktiviteti kyetarja e Bashkise Bulqize Festime Mjeshtri falenderoi pjesemarresit ne kete simultane dhe premtoi mbeshtetje per admiruesit e kesaj loje Nje prononcim per mikrofonin tone rreth ketij aktiviteti e dha edhe njeri nga perfaqesuesit e sport Klub Bulqizes Andi Topi.
Ne aktivitet mori pjese kampioni kombetar i shahut “Mjeshter nderkombetar” Landi Pasku i cili u perball me lojtaret qe ishin ulur ne tavolinat perkatese.
Ne perfundim fitues u shpall,ne vendin e pare Nikolle Muça dhe ne vendin e dyte Haxhi Pulja te cilet u nderuan me certifikatat perkatese.
Kryetarja e Bashkise Bulqize Festime Mjeshtri nderoi me Çertifikate mirenjohje kampionin kombetar Landi Pasku duke marre edhe premtimin per hapjen e Klubit te shahut ne Bulqize per te gjitha moshat. /btvnews.al