E premte, 22 Nëntor, 2024

“Armë, bizhuteri, kamera dhe 100 mijë euro”- Këngëtarit të njohur shqiptar i bëjnë “kërdinë” në banesë! Reagon reperi: Na marrshin t’ligat

Rreperi i njohur shqiptar, Gramoz Aliu, ose siç njihet me emrin e artit “Mozzik”, ka rënë pre e grabitjes, pasi banesa e tij është bastisur.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se i kanë grabitur shtëpinë, ku janë vjedhur sende të shumta më vlerë, shuma të mëdha parash si edhe armë, të cilat sipas tij kanë qenë të gjitha me leje.

“Dëmi ka qenë shumë i madh”, ka bërë me dije ai, ndërsa ka theksuar se është një tatim paguesi i madh, e ndaj ka njoftuar edhe Administratën Tatimore e Ministrinë e Financave në Kosovë.

Reagimi i Mozzik

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve). Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite 

Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura .

Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.

Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)

Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot .

Shnet Paçi ! /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit