Policia e shtetit ka proceduar penalisht dy persona pasi po trasportonin lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
Shtetasi E.B., 36 vjeç, banues në Peshkopi; dhe L.L., 23 vjeç, banues në fshatin Selishtë, u kapën në flagrancë duke transportuar me dy mjete furgon, lëndë drusore të prera.
Lënda drusore dhe dy mjete tip fugon, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
DVP Dibër/Plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
U kapën në flagrancë, teksa transportonin lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 2 autorët.
Sekuestrohen 9m³ lëndë drusore dhe dy automjete fugon që po i transportonin.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, evidentuan dhe goditën dy raste. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit E.B., 36 vjeç, banues në Peshkopi; dhe L.L., 23 vjeç, banues në fshatin Selishtë, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me dy mjete furgon, lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
Lënda drusore dhe dy mjete tip fugon, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërisë, vijon.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme. /btvnews.al