E premte, 22 Nëntor, 2024

Presidenti francez ngriti dolli për Shqipërinë, Lorik Cana tregon sesi Macron mësoi të fliste shqip

Dollia që presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti në gjuhën shqipe për Shqipërinë, ishte padyshim një nga surprizat e mbrëmjes së djeshme në darkën që zhvillua në Pallatin e Brigadave me liderët evropianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse me vështirësi, lideri francez arriti ta përfundonte me sukses fjalimin e tij të shkurtër dedikuar miqësisë franko-shqiptare dhe të gjithë e duartrokitën.
Por, kush e mësoi Macronin të fliste shqip?

Ishte ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, i cili është edhe pjesë e delegacionit francez të ardhur në Shqipëri mbrëmjen e së hënës. Gazetari Blendi Fevziu përmes një video krah ish-futbollistit ka zbuluar se ky i fundit ka qenë ai që ia ka shkruajtur Macronit përshëndetjen në gjuhën shqipe. Loriku ka treguar se Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, pasi iu desh vetëm tre herë ta lexonte për ta mësuar.

Blendi Fevziu: Por kush ia përktheu fjalët nga frëngjishtja në shqip dhe kush e mësoi se si të të thoshte apo ti artikulonte këto fraza? Ishte Lorik Cana që ia ka shkruajtur. Lorik udhëtove me avionin e presidentit Macron?

Lorik Cana: Po udhëtova me të, një eksperiencë e jashtëzakonshme, një ftesë e ardhur nga presidenti vetë për të qenë pjesë e delegacionit zyrtar francez. Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, i duhej dy tre herë ta lexonte.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit