E premte, 22 Nëntor, 2024

SPAK kërkon bashkimin e dosjes “Plumbi i Artë” me 2 vrasje të tjera

Prokuroria e Posaçme e cila ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”, kërkoi këtë të martë në Gjykatë që të bashkohet me dosjen e “Plumbit të Artë” edhe çështja penale e dy vrasjeve me 4 viktima të ndodhura në Mars dhe në Prill të 2020-shit në Durrës.

Nga grupi i Talo Celës dhe Nuredin Dumanit, u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në Mars dhe në Prill u vranë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka bashkuar dy çështjet. Kërkesa e prokurorisë u bë duke qenë se janë të njëjtët persona të përfshirë.

Personat që kryen vrasjet u zbardhën fillimisht nga dëshmia e Klevis Allës dhe më pas nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani u përcaktua gjithë dinamika e ngjarjeve dhe motivi.

Alla implikoi në dy vrasjet 5 persona por më pas ai i ka ndyshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktor. Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin “Plumbi i Artë”.

Seanca praprake për “Plumbi i Artë” dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit