Shkenctarët kanë zbulluar një planet të ri i cili ndodhet 245 vite dritë larg nga Toka dhe është quajtur TOI-733b.
Madhësia e tij është pak më pak se dyfishi i rrezes së Tokës por ajo që i “la të gjithë me gojë hapur” ishte një veçori unike: atmosferën e tij.
Për momentin, ekspertët kanë paraqitur dy mundësi:
1. E para është se mund të ketë humbur shtresën e saj atmosferike.
2. E dyta është se mund të jetë një “botë oqeanike shumë e rrezatuar”.
Kështu thuhet në një studim të publikuar nga revista e specializuar e astronomisë Astronomy & Astrophysics.
Në studim detajohet se ky planet i ri ka një densitet prej 3.98 gram për centimetër kub që është pak më e ulët se dendësia e Tokës, e cila është 5,51 gram për centimetër kub, por më e lartë se ajo e fqinjit tonë Mars.
Një pikë tjetër e përmendur në artikullin “Astronomy & Astrophysics” është se ky planet rrotullohet rreth një ylli pak më të vogël se Dielli dhe e përfundon orbitën e tij në një total prej 4.9 ditësh.
Aktualisht, ekzoplaneti TOI-733b është një shkëmb i thatë pa një shtresë të gaztë.
Një nga arsyet që shkencëtarët gjejnë për të shpjeguar këtë situatë është se, duke qenë një trup shumë afër Diellit të tij, atmosfera përfundimisht do të avullonte.
Por kjo nuk është hipoteza e vetme që ata konsiderojnë. Ata gjithashtu besojnë se diçka tjetër mund të ndodhë: mund të jetë një planet oqeanik.