E diel, 24 Nëntor, 2024

Gigi Hadid mbrojti palestinezët, reagon qeveria izraelite: Po i ktheni shpinën foshnjave të masakruara

Qeveria izraelite i dha përgjigjen e saj Gigi Hadid, për postimet që ajo bëri në favor të popullit palestinez.

Modelja e njohur me origjinë palestineze ka publikuar pak ditë më parë një histori në llogarinë personale në Instagram, ku shkruante: “Dënimi i qeverisë izraelite nuk është antisemite dhe mbështetja e palestinezëve nuk është mbështetje për Hamasin”.

Me shpejtësi, qeveria e Izraelit u sigurua që t’i përgjigjet asaj që shkroi Gigi Hadid në Instagram.

A keni fjetur javën e fundit? Apo thjesht ua ktheni shpinën foshnjave hebreje që masakrohen në shtëpitë e tyre? Heshtja juaj është krejtësisht e qartë se kë po mbështesni. Shihemi”, shkruhet në postimin që është ngarkuar në llogarinë zyrtare në Instagram të mbajtur nga qeveria.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit