E diel, 24 Nëntor, 2024

Milanoviç: Shqipëria e zhvilluar në shumë aspekte, progresi nuk është përcjellë me reagimet e duhura të BE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, është shprehur se Shqipëria ka bërë progres përgjatë viteve, por kjo nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale të Bashkimit Europian.

Në një konferencë për mediat në kuadër të vizitës së tij 2-ditore në Shqipëri, Presidenti kroat është shprehur se priten disa pika të reja për Ballkanin Perëndimor për ta shtyrë më tej procesin drejt integrimit në BE.

Procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Milanoviç, e konsideron absurd pasi e thotë se shteti shqiptar është i organizuar mjaft mirë.

Zoran MilanoviçNë 20 vjet e më shumë jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në shumë aspekte. Ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale të BE. Dua të them për herë të 10 diçka që ka thënë për herë të parë në vitin 2012 në kohën kur kryeministër ishte Berisha dhe rrethanat ishin të njëjta. Para 11 vjetësh, në 2012, Shqipëria kishte 3 vjet që ishte anëtare e NATO-s. Me BE tentonte të vazhdonte bisedat, por asgjë nuk ndodhte.

Ky absurd, duket që kemi një problem. Sikur një shtet që është mjaft i mirë i organizuar që të jetë anëtar i NATO-s, Shqipëria aty e ka vendin e saj. Jemi futur së bashku në këtë aleancë. Avancimi drejt një aleance tjetër, BE, e cila me shumë komplekse, aty Shqipëria nuk ka mundur të bëjë hapin e parë dhe as të ngrihet nga shtrati. Duket se aty diçka është e pasinqertë, po jo aq sa duhet. Kjo flet shumë për BE dhe për prioritetet tona.

Fakt është që jam në mes të vetmeve, që nuk është shqiptar, që këtë gjë e kam bërë dhe në New York dhe kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën. Kjo mua më tregon si fakt të cilin, e tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmend, kjo është e mirë, nuk është e sinqertë dhe kjo është dëmshme për ne në një afat më të gjatë. Përderisa koha kalon, këto pengesa bëhen më të fryra dhe të ndërlikuara. Serbia ka ngecur në negociata në fillim. Ishte nisur në një vrull më të madh, por siç duket për ata kjo nuk ishte prioritet, kanë gjëra të tjera dhe natyrisht që ata e kanë përkahur kryengritjen e armatosur në Kosovë dhe ndaj saj nuk ka pasur një përgjigje të duhur.

Nuk e di se Shqipëria çfarë tjetër mund të bënte nga ajo që ka bërë. Këtë rrugë e kaluar Kroacia me sukses dhe hap pas hapi. Si vendi me përvojën më të freskët për këtë rrugë, për Shqipërinë mund të jemi këshilltarët më pak të mirë në këtë proces sepse jemi të fundit që jemi anëtarësuar. Tani priten disa pika të reja që do të rrjedhin për të shtyrë më tej këtë proces

Artikuj te ngjashem

Me te fundit