E shtunë, 19 Prill, 2025

Përplasja mes 2 makinave shkakton trafik kilometrik në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi

Një aksident automobilistik ka shkaktuar radhë kilometrike në Rrugën e Arbrit tek kthesa e Murrizit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, por ka vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit, rruga është bllokuar prej rreth 1 ore duke shkaktuar trafik kilometrik.

Drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në vendngjarje, thonë se policia nuk ka shkuar ende në vendin e aksidentit.

Kjo ka bërë që trafiku të bëhet akoma më i rënduar, duke bllokuar tërësisht qarkullimin në këtë segment rrugor. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit