Momente tensioni u regjistruan në duelin Serbi-Mali i Zi i vlefshëm për kualifikueset e Europianit, që përfundoi me shifrat 3-1 për serbët.
Të luhet një takim futbolli në Serbi e të mos ketë incident është thuajse e pamundur, teksa ato nuk munguan as në duelin e mbrëmjes së djeshme.
Bëhet me dije nga “Vijesti.me” se tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe.
Pas veprimit të tifozëve malazezë, ata serb iu kundërpërgjigjën, teksa në një video të publikuar dëgjohen brohorimat: Shqipëri, Shqipëri.
Ndërkohë, për Malin e Zi në fushë u paraqitën nga minuta e parë edhe 3 futbollistë me origjinë shqiptare, Edvin Kuç, Driton Camaj dhe Marko Tuçi.