E hënë, 25 Nëntor, 2024

A janë më çift bashkë Sara dhe Ledri? Nëna e Ledrit i vë pikat mbi ‘i’ kësaj historie

A janë më çift bashkë Sara dhe Ledri? Kjo ka qenë dilema e ditëve të fundit në showbiz, e siç e kemi përfolur pak kohë pikëpyetja u ngrit, kur Sara u shfaq e pashoqëruar në premierën e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’.

Kaq mjaftoi që ndjekësit të nisnin aludimet se çifti i preferuar i publikut po kalon një krizë. Edhe pse disa herë ka tentuar të japë përgjigje, Sara nuk ka qenë aspak e qartë madje vetëm sa ka shtuar dyshimet.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto aludime. Por çdo veprim i tyre apo i njerëzve të tyre të afërm vjen si një përgjigje për ndjekësit.

Ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina e cila publikoi një video të vajzës së Sarës dhe Ledrit, Poem. Në këtë video Xheraldina bëri “tag” Ledrin e gjithashtu edhe Sarën si një mesazh se gjerat mes çiftit vijojnë normalisht.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit