E enjte, 28 Nëntor, 2024

Kaos në parlament/ Deputetët e opozitës ‘pushtojnë’ Kuvendin, nuk lejojnë nisjen e seancës plenare

Opozita ka bllokuar sot punimet në kuvend, duke mos lejuar nisjen e seancës plenare. Disa deputetë të opozitës janë futur më herët në sallë, ndërkohë që kanë krijuar kaos në Kuvend, për të bllokuar mbarëvajtjen e seancës, në shenjë kundërshtie.

Përplasjet në Kuvend vijnë pas përjashtimit të disa deputetëve të PD-së, por dhe refuzimi i kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore apo dhe bllokimin e reformës zgjedhore.

Siç shihet nga pamjet, deputetët opozitarë kanë lëvizur nga vendi disa karrige të ministrave. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit