Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që gjatë pasdites; vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theksuar vranësirat do të jenë në zonat malore veriore duke rrezikuar shira të izoluar në skajin verior të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten me dy gradë në orët e mëngjesit, por një rritje e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 28 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.