Kjo është rruga që kalon ngjitur me kufirin ndarës të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Përveçse një rrugë kufitare ku shteti shqiptar monitoron periodikisht zonën ndarëse me fqinjin e Maqedonisë së Veriut, ajo përdoret edhe nga mijëra banorë të fshatrave të njësive administrative Gjoricë, Ostren e Trebisht.
Gjendja e rrugës është e amortizuar me gropa të hapura në të gjithë gjatësinë e saj.
Banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve shprehen se asnjëherë nuk është bërë investim serioz për këtë rrugë e cila çdo vit merr miliona lekë nga taksat e shqiptarëve por nuk mirëmbahet ashtu siç duhet.
Me nisjen e reshjeve të shiut dhe ardhjen e stinës së dimrit, banorët thonë se situata do të përkeqësohet dhe se kalimi i mjeteve në këtë rrugë do të bëhet akoma më i vështirë.
Ata kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë, pasi në të kundërt do të protestojnë.
Rruga kufitare që kalon ngjitur me Maqedoninë e Veriut është në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili ka kontraktuar të tretë për ta mirëmbajtur. /btvnews.al