Personi që filmon pyet djaloshin se çfarë i ka ndodhur, ndërsa ai i habitur vazhdon të shikojë dhe heshtë.
‘A ke fjetë’, dëgjohet pyetja që i drejtohet vogëlushit i cili tund kokën. Më pas sërish e pyesin se çfarë ka ndodhur, e vogëlushi në gjuhën arabe përgjigje se ‘ka ndodhur’.
‘Sulmi ndodhi derisa ishe duke fjetur’, u pyet djaloshi. Ai tundi kokën dhe më pas u pyet nëse është akoma i frikësuar.
‘Je akoma i frikësuar? Nuk ke pse frikësohesh. Pse të frikësohesh? Ka përfunduar, nuk ka më sulme. Përfundoi’, dëgjohet duke i thënë djaloshit të vogël mjeku.
Atë e përqafon mjeku dhe e këshillon që të mos frikësohet. ‘Jemi këtu me të, në rregull? Ka përfunduar’, i thotë mjeku. Aty Muhamedi më nuk mund të përmbahet, shpërthen në lot.
‘Ti je hero. Nuk duhet të qash. Pse po frikësohesh? E do babanë’, e pyeti mjeku.
Ai sërish tundë kokën dhe fillon të qajë me zë.
‘Tani do ta sjellim babanë. Ka përfunduar. Mos u bezdis. E do babanë’, pyetet Muhamedi në fund të videos.