E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Braktisja e fshatrave,në Viçisht dhe Çernec, kanë mbetur vetëm mosha e tretë

Braktisja e fshatrave është kthyer në një gjë normale në vendin tonë, pasi thuajse e gjithë rinia është larguar.

Valës së largimeve nuk i ka shpëtuar as fshati Viçisht i Poshtëm në Njësinë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës.

Pjesa më e madhe e banesave në këtë fshat janë bosh, ndërsa nuk sheh asnjë banorë rrugës teksa kalon përmes tij.

Thuajse në të njëjtën situatë ndodhet edhe fshati Çerenec i Sipërm.

Rinia këtu është larguar thuajse e gjitha, ndërsa ka mbetur vetëm mosha e tretë. Gani Lica tregon se dikur ky fshat ishte shumë i populluar dhe të gjithë banorët punonin tokat bujqësore.

Por me kalimin e viteve dhe mungesën e punës për të siguruar të ardhura, ata u larguan.

Plaga më e rëndë sipas tij është largimi i rinisë i cili e ka kthyer fshatin thuajse në të shkretë.Muis Xheka është një tjetër banor i fshatit Çerenec i Sipërm.

Edhe Muisi thotë se shkak i largimit masiv ka qenë mungesa e punës dhe shpresa për një të ardhme më të mirë.

Shpresa për rikthimin e të larguarve është venitur pasi ata e kanë ndërtuar tashmë jetën në vendet ku kanë emigruar prej shumë vitesh. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit