E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Këshilli i Qarkut Dibër, mblidhet në Burrel

Këshilli i Qarkut Dibër ka zhvilluar këtë të premte mbledhjen e radhës.

Ashtu siç tashmë është kthyer në traditë, ky institucion i zhvillon mbledhjet e tij në të gjitha Bashkitë e Qarkut.

Mbledhja e sotme ishte parashikuar të mbahej në Bashkinë Mat, si pjesë e mbledhjeve periodike.

Në rendin e ditës ishin parashikuar 6 pika. Këshilli e nisi mbledhjen me Propozimin e Organizatave që do të nominohen për çmim ditën Kombëtare të Aktivizmit 2023.

Këshilltarët e miratuan me të gjitha votat e pranishme këtë pikë.

Po ashtu, edhe pikat e radhës në rendin e ditës si: ndryshim destinacionit të fondit të akorduar Bashkisë Klos, propozimi për pjesmarrjen e kryetares së Këshillit të Qarkut Dibër në takimet e organizuara jashtë vendit, transferimi pa pagesë i disa aseteve inventar i Bashkisë Dibër dhe transferimi i fondit të Bashkive Dibër, Bulqizë, Klos e Mat, u miratuan unanimisht nga anëtarët e pranishëm.
Mbledhja e radhës e këshillit të Qarkut Dibër do të jetë pas tre muajsh, ndërsa në rast të nevoje, mund të mblidhet edhe në mbledhje të jashtëzakonshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit