Në reagimin zyrtar ajo i drejtohet ish-kryeministrit duke thënë se “kullën e ka në SPAK” dhe se po hetohet pastrimi i parave në të.
Ajo u shpreh më tej se ishin britanikët dhe amerikanët ata që vendosën vulën e non-gratës ndaj ish-kryeministrit, ndërsa shtoi se lëvizjet e tij të fundit tregojnë thjesht “frikë”.
Reagimi i plotë:
Sali Berisha dhe ortaku i tij në Aleancën e kullave, Edi Rama, paskan vazhduar avazin e sulmeve ndaj PD dhe kryetarit të saj.
Sali, kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave në të. Lulzim Basha dhe PD e dërguan në SPAK sepse Lulzim Basha nuk është si ti që ditën sulmon e natën merr leje ndërtimi.
Se sa i zhytur je, ta thanë britanikët dhe amerikanët, ata që të vunë vulën e non gratës. Levizjet e tua thjesht tregojnë frikën tënde, atë frikën që ti e di mirë se kush ta shkakton ty dhe ortakut tënd Edi Rama, që bëni sikur ziheni për sy e faqe, por në fund mbroni njëri-tjetrin që të mbani dhe ndani pushtetin dhe pasuritë e vëna përmes pushtetit. /btvnews.al