E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Dibër/ Mashtruan një shtetase përmes nje faqje online, procedohen 4 persona

Prokuroria ka nisur procedimin penal per 4 shtetas të gjithë banues në Tiranë.

Mësohet se këta të fundit posedonin një faqe online ku reklamonin produkte shtëpiake, dhe nëpërmjet saj kanë mashtruar shtetasen D.H., në shitjen e një produkti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Njoftimi i Policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit : M.E., 26 vjeç; O.M., 43 vjeç; E.Gj., 38 vjeç; A.Sh., 44 vjeç; të gjithë banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, posedonin një faqe online ku reklamonin produkte shtëpiake, dhe nëpërmjet saj kanë mashtruar shtetasen D.H., në shitjen e një produkti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit