Partizani dhe Tirana nuk i kanë shpëtuar dënimeve pas derbit të zhvilluar në stadiumin kombëtar “Air Albania’.
Për sjellje të gabuar të tifozëve duke ndezur flakadanë dhe dëmtuar stolat si dhe lejimin e personave të paautorizuar për të hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
Ndërkaq, në njoftimin e Komisionit të Disiplinës së FSHF-së, Tirana gjobitet me 400.000 (katërqind mijë) lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit.
Dënimit nuk i ka shpëtuar as lojtari i Partizanit, Gjelbrim Taipi, pasi ndezi flakadanë në fushën e lojës pas sfidës, për tu gjobitur me 100.000 (njëqind mijë) lekë.