Dashi-Ju mund të jeni ai tek i cili të gjithë vrapojnë për këshilla sot. Besojini gjykimit tuaj dhe njohurive intelektuale. Mos ngurroni ta shtyni veten deri në kufi. Nëse shkoni shumë larg, gjithmonë mund të bëni një hap prapa. Por nëse nuk ecni kurrë deri në kufijtë, nuk do ta dini kurrë se sa larg mund të shkoni.
Demi-Në dashuri, me Hënën në shenjën tuaj, një miqësi e bukur mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Hëna është në anën tuaj e ju presin katër ditë të rëndësishme e interesante. Në punë, nëse duhet të investoni në një projekt, mendojeni mirë dhe mos bëni zgjedhje të rrezikshme apo të parakohshme. Krijuesit që kanë ide të shkëlqyera, sot janë të favorizuar.
Binjakët-Kaosi dhe ineficenca janë dy situata që duhet t’i shmangni me çdo kusht. Dita e sotme do t’ju bëjë të ndiheni shumë nervozë. Jeni pranë qëllimit dhe nuk duhet të shmangni veprimet e fundit dhe ato vendimtare.
Gaforrja-Këshillohet që të mos jeni shumë kritikë me bashkëpunëtorët tuaj, pasi sensi juaj i spikatur i komandës, mund të fusë në krizë një ekuilibër që është krijuar kohëve të fundit.
Luani-Për shkak të disa çështjeve sentimentale do të ndiheni disi konfuzë në mëngjes. Është e këshillueshme që të tregoni pak më shumë kujdes sa i përket punëve në shtëpi. Është momenti i mirë për t’u marrë me rregullime, ridekorim etj. Përpiquni të evitoni debatet me ata që duan medoemos të imponojnë këndvështrimin e tyre.
Virgjëresha-Duhet të jeni kurnacë sot për sa i përket financave tuaja. Ka shanse që pozicioni juaj i punës të kërcënohet këto ditë. Nëse nuk i ruani të ardhurat tuaja në ditë të vështira, familja juaj mund të kalojë probleme financiare.
Peshorja-Sot do jeni të mbushur plot me energji, duke e bërë shumë më të lehtë kryerjen e gjërave që duhet të bëni. Do të zbuloni se njerëzit janë më shumë se të etur për t’ju ndihmuar. Truku është të integroni aftësitë tuaja drejtuese me njohuritë e disponueshme nga njerëzit e tjerë. Ju do të krijoni një kombinim fuqish dhe force dhe do e vini në përdorim në çdo fushë të jetës tuaj.
Akrepi-Këto janë ditë pak të rënda për ndjenjat dhe zemrën, përpiquni të qëndroni larg debateve dhe grindjeve. Në punë, nga ana tjetër, Hënën e keni kundër dhe ajo po sinjalizon shumë keqkuptime. Në përgjithësi, duket se dita do të jetë e qetë, por gjërat po ziejnë. Mbrëmje interesante me partnerin.
Shigjetari-Pozicioni i yjeve do t’ju vendosë në një situatë shumë konfuze. Shumë njerëz do ta konsiderojnë këtë një dilemë të mrekullueshme, mirëpo ju keni një ndjenjë të fortë besimi dhe e keni të vështirë të përballeni me këtë problem. Përgjigja për këtë çështje mund të mos vijë sot, por kur të pyesni veten se çfarë doni nga një lidhje.
Bricjapi-Kjo e shtunë do të jetë mjaft interesante dhe do ju lejojë që të rizgjoni emocionet, por vetëm nëse do të ndiheni gati të përballeni me një rrugëtim të ri në jetën tuaj në çift. Parashikohen bashkëpunime të frytshme.
Ujori-Mund të merrni një ofertë pune ose ngritje në detyrë. Kjo do të bëjë që t’ju shtohen përgjegjësitë dhe gjithashtu paratë. Bëni mirë që më parë të kërkoni opinionin e partnerit apo të dikujt me më shumë eksperiencë përpara se të merrni çdolloj vendimi.
Peshqit-Në ditën e sotme do forconi reputacionin tuaj profesional. Do ju duhet të merreni me një çështje të vështirë, të cilën kolegët tuaj s’e zgjidhin dot. Shefi juaj do ju komplimentojë dhe do ju bëjë një ofertë shumë joshëse: Shansin për të përfaqësuar kompaninë tuaj në një konferencë