E premte, 22 Nëntor, 2024

Besimtari s’ka gangsterllëk”/ Prifti komenton përfshirjen e Feros në fe!

I ftuar ditën e djeshme në “E Diell” ka qenë At Nikolla Xhufka në rubrikën “Trotuar”.

Si i ftuar ai foli për vendimin e ish-reperit Fero, i cili la muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.

“Çfarë mendimi keni për reperin Fero që hoqi dorë nga muzika dhe u bë mysliman i devotshëm?”-ishte pyetja që iu drejtua.

“Nga një ekstrem vajti në një ekstrem tjetër. Ai që dedikohet në një fe, edhe nga dashuria e madhe që ka për fenë, nuk mund të thotë kurrë ‘kush e shan Allahun ka punë me mua’, nuk mund të kërcënohen njerëzit. Ai mund të thojë, ‘kush e shan Islamin mund të vijë tek unë dhe ta bëj besimtar’”, tha prifti.

“Besimtari ka dashuri, jo gangsterllëk”, shtoi At Nikolla

Artikuj te ngjashem

Me te fundit