E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Droguan dhe abuzuan seksualisht me 26 vjeçaren/ Tre të akuzuarit shokë me njëri-tjetrin, e reja ndodhet në reanimacion

Vajza 26 vjeçare, e cila u drogua dhe abuzua seksualisht nga tre persona në Vlorë, ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës.
Vajza ndodhet në gjendje stabël por rëndë psikologjikisht. Ajo është gjetur në rrugë nga policët, të cilët e kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Siç raporton gazetari, tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin ndërsa nuk dihet lidhja që kishin me vajzën. Pritet përmirësimi i gjendjes së të resë për të dhënë një deklaratë për policinë.

Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit