E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dyshohet se plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet pas dy orësh në arrati 16-vjeçari

Është vënë në pranga pas dy orësh në arrati 16-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme ( 22 tetor), dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, i cili ka përfunduar në spital.

Policia bën me dije se adoleshenti pasi plagosi 16-vjeçarin është larguar nga vendngjarja, ndërsa tashmë u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier

I plagosuri 16-vjeçar është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe çfarë lidhjesh ka autori me të plagosurin.

Njoftimi i policisë

Fier/Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.

16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit