E diel, 23 Shkurt, 2025

Shpopullimi i zonës kufitare në Bulqizë

Ky është fshati Fushë e Thatë në Gjoricë të Bulqizës, një zonë kufitare me shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Por banorët që jetojnë ende aty, tregojnë se emrin ky fshat e mori ngaqë nuk kishte asnjë pikë ujë.
74 vjeçari Lahim Kaja thotë se më vonë toka u kthye prodhuese.
74 vjeçari Lahim Kaja tregon se si fshati erdhi drejt braktisjes së plotë pasi i iku rinia.
Ai shprehet se edhe djemtë e tij jetojnë në emigrim, duke bërë që të jetojë i vetëm me bashkëshorten.
Shkak për këtë sipas Lahimit është bërë politika e gabuar e këtyre viteve tranzicion për të mbajtur popullatën të mos largohet.

 

Një tjetër episode që tregon Lahimi është edhe ai i para viteve 90-të ku për shkak se zona ishte kufitare, çdo mysafir që vinte, kontrollohej.
Lahim Kaja thotë se zona si Gjorica duhet të ketë më shumë vëmendje, jo vetëm për faktin se janë kufitare, por që janë edhe shumë prodhuese, megjithëse shpresa për rikthimin e rinisë ka humbur.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit