E premte, 21 Shkurt, 2025

49-vjeçari lag me benzinë veten dhe bashkëshorten, tenton të largohet me makinë, përplaset me murin

Policia ka vendosur në pranga një 49 vjeçar, i cili në gjendje të dehur, dyshohet se i ka hedhur vetes dhe bashkëshortes së tij lëndë djegëse në trup.

Më pas 49 vjeçari me iniciale B.D., është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese në kryeqytet.

Gjatë kontrollit fizik, nga uniformat blu iu gjet dhe sekuestrua, një thikë.

Ngjarja ndodhi pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij.

Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë).

Artikuj te ngjashem

Me te fundit