E mërkurë, 23 Prill, 2025

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën marinari 18-vjeçar brenda bordit të anijes

Një marinar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetën brenda bordit të anijes.

Anija “ATA 2” me flamur Vanuatu, ka kryer shkarkim malli në Portin e Hidrokarbureve në Porto Romano dhe është larguar rreth orës 09:30 të paradites drejt vendit të origjinës, por gjatë daljes për në ujërat territorialë, ka njoftuar se një ndër personat e ekuipazhit ka rënë në kontak me energjinë elektrike.

Shtetasi gjeorgjian, me vendlindje në Batumi, i identifikuar si Anri Mikeladze, 18 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që kanë në bord duke kryer detyrat e tij.

Ka qënë roja bregdetare shqiptare që ka asistuar për kthimin e anijes në Durrës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit