Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, është ndaluar këtë të enjte me urdhër të SPAK.
Dashi është ndaluar nga oficerët e policisë në vendin e punës, ndërsa autoritetet i kanë sekuestruar edhe telefonin celular.
Aktualisht ajo mësohet se punonte në Drejtorinë e Kadastrës së Kamzës dhe Vorës. Bashkë me Dashin, Klan News raporton se të shoqëruar janë edhe disa persona të tjerë.
Për momentin nuk dihen ende akuzat e ngritura ndaj tyre. Rajmonda Dashi u largua nga posti i drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit në Dhjetor të 2021.