E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Shtyhet seanca në GJKKO për Sali Berishën. Ja arsyeja

Në GJKKO është shtyrë sërish seanca për ish kryeministrin Sali Berisha. Vetë gjykata me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se Berisha nuk është paraqitur personalisht, por është përfaqësuar nga dy avokatet mbrojtës.

Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Seanca do të rifillojë sërish në orën 15:00.

Njoftimi i gjykatës:

– Në datën 26.10.2023, ora 10.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.
– Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia. Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar diten e sotme, në orën 15.00.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit