Gjeologët hedhin dritë mbi kontinentin antik të humbur Argoland. Gjurmë të tij ndodhen nën xhunglën e Indonezisë dhe Myanmar, sipas kërkimeve më të fundit që kanë zgjatur 7 vjet nga Universiteti i Utrecht në Hollandë.
Rezulton se ky kontinent i lashtë, ka nisur shkëputjen dhe fragmentizimin rreth 300 mln vite nga Australia, ndërkohë që deri më sot mendohej se kjo shkëputje kishte ndodhur 155 mln vite më parë.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2023/10/argopelago.jpg)
Sipas studuesve, situata në zonën e juglindjes aziatike është ndryshe nga shkëputja e Afrikës me Ameriken Latine, ku kontinenti paraprak u nda në dy pjesë pothuajse të barabarta.
Ndërkohë që fragmetarizimi i Argoland, kujton atë të një tjetri kontinenti të humbur, ‘Greater Adria’, që u zhduk nën Evropën Jugore.