E shtunë, 23 Nëntor, 2024

E reja u përdhunua nga i dashuri dhe shokët e tij, vëllai i 26-vjeçares thyen heshtjen: Të arratisurit do t’i gjej. Nëse i fal gjykata, unë jo!

Vëllai i 26-vjeçares, e cila u përdhunua në grup nga i dashuri dhe shokët e tij në një hotel në Vlorë, ka kërkuar dënimin me burg të 4 autorëve të ngjarjes. Ai ka rrëfyer se ndodhej jashtë vendit kur u njoftua nga mjekët e spitalit të Vlorës, për atë çfarë i kishte ndodhur motrës së tij dhe u kthyer në Shqipëri. I riu tregoi detaje nga biseda me 26-vjeçaren, e cila i ka rrëfyer se ç’ndodhi gjatë takimit me të dashurin e saj në lokalin në qytetin bregdetar.

“Motra më tha që kishte dalë më një djal për të pirë kafe. Pasi kishte shkuar në lokal, motra ka ikur në tualet dhe kur është rikthyer personi me të cilin ishte, i kishte dhënë të pinte një gotë. Më pas i ka thënë hajde ikim që këtej dhe më pas e ka dërguar në hotel në qendër të Vlorës. Motra s’ka qenë e vetëdijshme. Ajo është larguar me një person, personat e tjerë i ka lajmëruar ky në telefon, nuk e di”, tha ai.

Vëllai i 26-vjeçares tregoi se motrës së tij iu është bërë ekspertiza vetëm 5 ditë pas ngjarjes, duke hedhur dyshime mbi arsyet. “Janë katër persona që kanë marrë pjesë në abuzimin e motrës sime, edhe nëse shteti ua fal, nuk ua fal unë. Nëse e bën shteti dhe gjykata, nuk ua fal unë”, u shpreh i riu për euronews, duke shtuar se dy të arratisurit nëse nuk kapen nga policia, do i gjejë ai vetë. “Dy personat e arratisur nëse nuk i ka shteti do i gjej vetë se ku janë, sepse e di mirë kush janë. I kam marrë vesh që të gjitha, ku rrinë dhe ku i kanë familjarët, vëllezër e motra”, shtoi i riu, i cili u shpreh se 26-vjeçarja është e tronditur dhe frikësuar nga ajo që i ka ndodhur.

“Më morën në telefon nga spitali i Vlorës dhe më treguan. Mjekët më thanë që është gjetur në ambientet e një hoteli të Vlorës. S’më dhanë shumë shpjegime. Unë shkova në spital dhe s’më dhanë asnjë informacion. Unë e kam marrë vesh ditën e shtunë në orën 14:00. Motra nuk mund të fliste, ishte në reaminacion. Ndërsa mjekët nuk dhanë shumë shpjegime.

Ngjarjen e mësova kur u përmend motra. Unë një ditë më parë e kam takuar se isha jashtë vendit, jetoj jashtë. Sa ditë qëndroi në spital? Nga e premtja deri të hënën. Nuk iu është bërë ekspertiza mjekoligjore, tek spitali i Vlorës s’ka asgjë. Iu është bërë pas 5 ditësh, të mërkurën.

Duhet të ishte bërë brenda 72 orëve. Kam dyshime të tjera, se njerëzit paguajnë lekë, korruptojnë. Emra konkret nuk kanë. S’kam pasur dijeni për lidhjen e motrës sime. Nuk e di që ai është i martuar. Të shikohet nga kamerat e spitali kush i ka bërë kërcënim motrës sime. Ajo më ka thënë që i ka shkuar një djalë dhe nëna e një prej personave.

Ajo i kishte bërë kërcënim që të tërhiqte denoncimin, motra i ka thënë “jo”. Gjithashtu edhe shoku i një prej këtyre e ka kërcënuar. Motra ime jetonte në Vlorë prej tre vitesh, ajo ishte në punë atje, punonte në rrobaqepësi. Më tregoi se ishte e lidhur pas ndodhi ngjarja, ajo nuk e ka ditur se ai ishte i martuar. Ishte e frikësuar në spital pasi e kërcënonin. Kur e kanë dërguar në spital nuk ka pasur asnjë polic për ta ruajtur. Gjendja e motrës sime nuk është e mirë, është e tronditur dhe shumë e trembur. Personat që kanë abuzuar me motrën time të marrin burgim të përjetshëm, në të kundërt do të merrem vetë. Nëse shteti nuk merr masa, do të ketë pasoja. I di ligjet sepse kam bërë vetë burg. Përveç motrës, mua dhe nënës s’na kanë kërcënuar.”, tha vëllai i 26-vjeçares.

Përdhunimi i 26-vjeçares

E reja u përdhunua në grup të shtunën (21 tetor) në një hotel në Vlorë nga i dashuri i saj dhe shokët e tij. Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim. Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”. 26-vjeçarja u gjet pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit