E premte, 22 Nëntor, 2024

Efekti Sylvinho, Shqipëria nuk ndalet në FIFA, fiton edhe tre pozicione. Kosova pëson rënie drastike

Tetori është pa diskutim muaji kuqezi. Dy fitoret e fundit, kundër Republikës Çeke dhe Bullgarisë, kanë dhënë efekt të menjëhershëm në renditen mujore të publikuar nga FIFA. Ashtu siç pritej, ekipi i Sylvinho-s ka fituar tre pozicione të tjera, duke u renditur tashmë në vendin e 59-të. Që nga momenti kur Sylvinho është ulur në stolin e ekipit Kombëtar, Shqipëria ka pasur vetëm rritj

Me 1396 pikë në total, Shqipëria vijon progresin, por askush nuk dëshiron të ndalet këtu, për këtë arsye dy ndeshjet e nëntorin jashtë shumë të rëndësishme, kërkohen 6 pikë të plota edhe për renditjen e FIFA. Kujtojmë që rekordi historik i Shqipërisë është vendi i 22-të gjatë kohësh se De Biasit.

Ndërkohë, Polonia, rivali i Shqipërisë në Grupin E, humbet një tjetër pozicion, tashmë renditet në vendin e 31, ndërsa Çekia qëndron në vend numëro, e pozicionuar në vendin e 37-të. Një rënie drastike ka pësuar Kosova në renditjen e fundit të FIFA-s.

Efekti Sylvinho, Shqipëria nuk ndalet në FIFA, fiton edhe tre

Kosova

“Dardanët” humbasin 6 pozicione brenda një muaji duke u renditur tashmë në vendin e 111. Nuk ndryshon asgjë në lidhje me kreun, kryeson Argjentina, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit