Një tjetër fshat që bëhet me rrugë të asfaltuar është Krajka në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë.
Rruga e këtij fshati, është asfaltuar pak kohë më parë pas një kërkese të vazhdueshme të banorëve të këtij fshati.
Megjithëse nuk ka patur distancë të largët nga rruga nacionale Bulqizë – Peshkopi, banorët e këtij fshati përballeshin me gjendjen e amortizuar të aksit që në shumë raste bëhej i pakalueshëm.
Ndërkohë, me asfaltimin e rrugës prej afro 1 kilometër, me standarte bashkëkohore, banorët që jetojnë aty thonë se është zgjidhur ky problem dhe tashmë shkojnë në destinacione të ndryshme pa u përballur me gjendjen e keqe të rrugës.
Banorët e Krajkës shprehen se këto investime duhej të ishin bërë më herët, pasi kanë qenë një ndër arsyet që shume prej tyre janë larguar, duke e braktisur përfundimisht fshatin. /btvnews.al