Së fundmi është përfshirë në shumë sherre, virtuale ose jo, ndaj s’dimë cila ishte arsyeja e gjendjes së fundit të Noizy-t.
Reperi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video ku duket i gjakosur në kokë, teksa filmon veten.
“Probleme. Por duhet të shihni djalin tjetër”- shkruan ai, duke merakosur fansat.
Mbetet për t’u mësuar, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ky të jetë edhe ‘marketingu’ për ndonjë videoklip apo projekt të ri të Noizy-t.