E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Pse e la Zelandën e Re? Big Basta flet për rikthimin në Shqipëri

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar këngëtari i njohur Big Basta. Në kulmin e karrierës së tij këngëtari vendosi të largohej në Zelandën e Re së bashku me familjen e tij, këngëtaren Vesa Luma dhe djalin e tyre.

“Doja të isha aty ku fillon bota. Ne që të vegjël jemi përpunuar për t’u larguar nga Shqipëria, që kur mesojmë gjuhët e huaja. Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri. E kuptova duke qëndruar andej se sa e rëndësishme ishte Shqipëria. Në Zelandën e Re kanë një politikë të jashtëzakonshme, të thonë që do ta duash shumë vendlindjen tënde. Ne si popull kemi të mirat dhe të këqijat tona si çdo popull tjetër. Unë u riktheva dhe së bashku me Vesën kemi vendosur të rritim pasionin tonë sa i përket muzikës, si dhe duam që djali të perfeksionojë gjuhën shqipe. Të rrijë me gjyshërit dhe njerëzit e tij të afërm”.

Big Basta ka sjellë një këngë me Renis Gjokën të titulluar “Një hap përpara” e cila bëri bujë me fjalët emocionuese të reperit në këngë, sepse “dënonte” politikën e ashpër në Shqipëri. A identifikohet Big Basta si një reper që u këndon ‘halleve’ të shqiptarëve?

Mendoj se edhe në dekadat në vazhdim, prapë do të ketë vlerë çdo gërmë e këngëve të mia. Shpesh kam bërë edhe këngë që janë komerciale, nuk i kam shijuar në maksimum, shijoj kur bëj vargje të vërteta. E shoh veten shumë mirë të pozicionuar në këtë zhanër, më jep jetëgjatësi. Sa më e vjetër bëhet vera, aq më e shijshme bëhet, të njëjtën gjë dua edhe unë me këngët e mia.

Si ka ndryshuar tregu muzikor në Shqipëri sipas artistit?

Në tërësi ka ndryshuar shumë. Tani ka rrallë artiste të zhanrit rrok. Hip Hopi ka fituar si kulturë, është përhapur në Shqipëri. Ka artistë të mirë, por ka edhe kalimtarë. Nga ana cilësore, është shumë lart. Një nga të preferuarit e mi është Lyrical Son. Ka edhe të tjerë, ka aristë të rinj që janë shumë të mirë. Po ecin me hapat e duhur.  /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit