“Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në disa dyqane për shitjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike, në qytetin e Lezhës, ku në dy prej tyre, me administrator shtetasin V. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 217 celularë në total, me vlerë rreth 70 000 euro, të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjininën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim/blerje të tyre. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këto dyqane, u konstatua që 3 nga punonjësit ishin të pasiguruar.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’,” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme