Ai u takua me banorët të zonës së Kopshtit Zoologjik, me të cilët foli për situatën e vështirë social ekonomike që po largon rininë nga Shqipëria e po rëndon familjen shqiptare.
“Qeveria nuk ka shqetësim hallet dhe problemet e qytetarëve, të rinjve që po ikin çdo ditë nga Shqipëria në kërkim të një jetë më të mirë, por ka shqetësim legalizimin e vjedhjes përmes inceneratorëve, check up, apo tenderave dhe koncesioneve korruptive”, tha Basha.
Kreu i PD ndau me qytetarët edhe zgjidhjet që ofron PD për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë që nis me pastrimin e politikës
“Shqipëria ka nevojë për zgjidhje dhe kjo sipas Partisë Demokratike vjen me pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë”, u shpreh kreu i PD.
Statusi i plotë:
Dita me takime në degën 12 në Tiranë, nisi me banorët e zonës së Kopshtit Zoologjik me të cilët bisedova për problematikat dhe hallet që ata kanë si dhe ndava me ta zgjidhjet që PD ofron për shqiptarët.
Qeveria nuk ka shqetësim hallet dhe problemet e qytetarëve, të rinjve që po ikin çdo ditë nga Shqipëria në kërkim të një jetë më të mirë, por ka shqetësim legalizimin e vjedhjes përmes inceneratorëve, check up, apo tenderave dhe koncesioneve korruptive.
Shqipëria ka nevojë për zgjidhje dhe kjo sipas Partisë Demokratike vjen me pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë.
Partia Demokratike po ndërton një aleancë qytetare, për të ndërtuar një projekt ndryshimi që fillon me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik. /btvnews.al